Eduart Selami është parë sot në mesditë të kalojë porten kryesore të PD dhe të ngjitet në katin e dytë të godinës, ku ndodhet zyra e Kryetarit Basha. Selami si gjithnjë i buzëqeshur, ka përshendetur punonjësit e PD dhe operatorët e televizioneve qe janë gjithnje prezent aty.

Besohet se ish-kryetari i PD ka një takim me Bashën. Ky mendohet të jetë komunikimi i parë pas një periudhe të gjatë, ndoshta që pas garës për kryetar të korrikut të vitit 2017.

Selami nuk ka qënë prezent në publik me qendrimet e tij që prej asaj periudhe. Në PD janë shtuar zërat që kërkojnë rikthim dhe ribashkim të faktorëve dhe ish-drejtuesve.

Dy ditë më parë, ishte Gazment Oketa që e dha këtë mesazh. Pritet të mësohet për detajet e takimit, qe mundet ti hapë rrugën një angazhimi konkret të Eduart Selamit në PD./Mapo