dhjjjj
Policia e Vlorës njoftoi mëngjesin e së mërkurës se sekuestroi armë zjarri, një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike “marijuanë”, arrestoi në flagrancë 3 persona dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë. Në pranga u vunë Koçi Myrtaj, 39 vjeç, Ermal Arapaj, 24 vjeç, të dy banues në fshatin Llakatund dhe Lisjen Aliraj, 23 vjeç, banues në Vlorë. Në kërkim janë shpallur shtetasit A.Z., 45 vjeç, banues në fshatin Trevllazër (pronari i banesës), dhe A.A., 40 vjeç, banues fshatin Trevllazër.

Si rezultat i këtij operacioni është sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 128 kg të llojit “marijuanë” e cila po shkëmbehej në momentet e arrestimit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 armë zjarri automatikë (2- model 56 dhe 1- Sharrz ), 3 krëhëra me 6 fishekë, 1 automjet Mercedez-Benz me targë: AA542MP, në pronësi të shtetasit: Lisjan Aliraj, 4 aparatë celularë. Policia thotë se nëse lënda narkotike do të dilte në treg, vlera monetare e kësaj lënde do të kapte shumën prej 120 mijë eurove.12239524_1517891721837023_6191647754968134026_n