Samsung ka zbuluar telefonin e shumë pritur dhe i kërkoi programuesve të Android të fillojnë me aplikacionet për pajisjen e re.

Pajisjet kanë madhësinë e një tableti, i cili mund të përthyhet lehtësisht dhe të bëhet në madhësinë e një celulari. Kompania e teknologjisë së Koresë së Jugut ka nevojë të përsosë telefonin e palosshëm për të shmangur rënien e fitimit si dhe për të rifituar avantazh ndaj Apple. Prezantuar në San Francisco, Justin Denison, një zëvendës president i marketingut të produkteve mobile, tregoi një prototip me një ekran përmasat e të cilit sipas tij ishin diagonalisht 18.5cm (7.3in).

Palosur në dysh, duket sikur i ngjante një telefoni të trashë, por Samsung nuk i dha medias apo zhvilluesve një shans për ta prekur apo parë pajisjen nga afër. Dave Burke, nënkryetar i inxhinierisë për platformën softuerike të Google Android, tha se Samsung ka planifikuar për të futur një pajisje të re me bazë Android në fillim të vitit të ardhshëm. “Ne presim të shohim produkte të palosshme nga disa prodhues të Android“- tha ai.

Samsung pati edhe mbështetjen e Google sipas The Guardian. Kreu i Google i Android UX, Glen Murphy, ishte në skenë me Samsung dhe tha se Google do të punonte me grupin e programuesve për t’i sjellë më shumë karakteristika telefonit. Samsung tha se do të ishte gati për prodhim masiv në muajt e ardhshëm.

Samsung është midis një grupi zhvilluesish që po punojnë me telefonat e palosshëm. Huawei ka thënë se po planifikon të lancojë një smartphone 5G me një ekran të palosshëm në mes të vitit 2019.