Repishti
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes ku jeton prej vitesh, profesor Sami Repishti ka reguar ndaj ndjesës që kërkoi kryeministri Edi Rama për dekorimin e hetuesit të tij, Shyqyri Çokut. Ai thotë se ndjesa nuk mjaftueshme për të gjitha vuajtje e të burgosurve politikë, ndaj kërkon që “xhelati” të denoncojë krimin që ka kryer ose institucionin që e ka urdhëruar. “Nëse krimi nuk denoncohet, ndjsa nuk është e sinqertë”, thotë profesor Repishti për gazetën Panorama. Sipas tij, mungesa e faljes dhe mungesa e denoncimit të krimit nga fajtorët është “një tragjedi e dytë shqiptare”. Ai i vlerëson propozimet për heqjen e dekoratave “xhelatëve”, por thotë se pas 25 vitesh demokraci, në Shqipëri nuk është dënuar ende lufta e klasave, apo doktrina shkatërrimtare siç preferon ta quajë ai. Profesor Repishti i përgjigjet edhe hetuesit Shyqyri Çoku, i cili në një intervistë për Shekulli tha se nuk kishte qenë hetues i tij. Profesori thotë se Çoku gënjen dhe e quan paturpësi deklaratën e tij se ai nuk ka punuar asnjëherë në Sigurimin e Shtetit. Profesor Repishti thotë se i ka kërkuar shpjegime ish –kryeministrit Meksi për “procesin” e dhënies së statusit të veteranit edhe “xhelatëve” të komunizmit, por nuk ka marrë përgjigje prej tij.