Erion Veliaj Saimir Tahiri_1

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi duhej të kishte llogaritur edhe Saimir Tahirin, kur kërkoi ndihmë nga Erjon Veliaj, për një stadium në Tiranë.
Policia përshkruan disa situata kaosi në rrugët e Tiranës, në një dokument drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit, klubit të Partizanit dhe atij të Vllaznisë. Tifozët e Tiranës, sipas policisë do të tentojnë të bllokojnë hyrjen e stadiumit, Selman Stërmasi, po ashtu, do të provokojnë sherre dhe përplasje në rrugët e kryeqytetit për të penguar tifozët e Partizanit të hyjnë në stadiumin ku pritet të luhet ndeshja Partizani-Vllaznia. Dokumenti i policisë përmend gjithashtu incidentin në stërvitjen e futbollistëve të Tiranës që u ndërpre nga një ndërhyrje e dhunshme e tifozëve. Për pasojë, policia kërkon që ndeshja të mos zhvillohet në stadiumin Selman Stërmasi, siç ishte parashikuar në marrëveshjen e negociuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Më poshtë dokumenti i policisë: