safet-643x3451
Këngëtarja e mirënjohur Safete Mustafa, siç duket ka vendosur që jetën ta vazhdon në një lidhje të re dashurie.

Disa burime te aferta te saj tregojne se ajo tani është në një lidhje serioze me një djalosh shumë të bukur dhe simpatik, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.

Se lidhja është serioze tregon edhe fakti se Safetja, pati takime edhe me familjaret e këtij djaloshi në Prishtinë, ndërsa lidhja me Safeten ja ka shpeshtuar ardhjet në Kosovë bukuroshit simpatik me prejardhje nga Prishtina.

Ndryshe, këngëtarja Safete Mustafa, më e madhja e motrave Mustafa, më herët kishte bërë padi në Gjykatën Themelore të Prizrenit – Dega Suharekë, për vërtetim pronësie të palujtshmërisë. Pasi i vdiq burri, mes këngëtares dhe kunetërve të saj lindën mospajtime rreth shfrytëzimit të shtëpisë së bashkëshortit.