Lavrov në Shkup: Në 2008 Serbisë iu hoq Kosova pa asnjë referendum

Ministri i Punëve të Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, në fjalimin e mbajtur në samitin e OSBE në Maqedoninë e Veriut, ka ngritur akuza ndaj BE dhe NATO-s.

Ai akuzoi shtetet perëndimore dhe Aleancën Veri-atlantike për, “shkatërrimin e OSBE-së”, e cila, sipas tij, është në “gjendjen më të keqe dhe perspektiva të paqarta”.

“Vendet e NATO-s dhe BE-së shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së. Në vitin 1999, NATO kreu një agresion brutal të pamaskuar kundër Jugosllavisë – një anëtare e OSBE-së dhe OKB-së. Dhe, në vitin 2008, duke shkelur Rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe parimin e paprekshmërisë së kufijve në Evropë nga akti final i Helsinkit, Serbisë iu hoq Kosova pa asnjë referendum”, ka deklaruar Lavrov.

“Ka qenë në traditën tonë që të kemi fjalime pozitive, por kjo nuk po ndodh sepse OSBE-ja është bërë vegël e Bashkimit Evropian”, ka thënë Lavrov.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top