Tirana
Disa rrugë të kryeqytetit do të jenë nesër të bllokuara për qarkullimin e automjeteve për shkak të vizitës 4 –orëshe që do të zhvillojë në Tiranë kancelarja gjermane, Angela Merkel. Policia njoftoi se në disa segmente do ketë bllokime të qarkullimit të mjeteve dhe në disa të tjera kufizime

Nga ora 1030-1430 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjeter do vazhdojë normalisht)
Nga ora 1330-1430 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi Kamëz dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara
Në vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” – Rruga e “Durrësit”
Segmenti rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza” , rrugët lidhëse me to nuk do të lejohet parkimi i mjeteve si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.

Policia e Tiranës u kërkon qytetarëve që në këtë ditë nga ora 1200 deri në orën 1900, të shmangin qarkullimin me mjet në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugën e Ndroqit e jo autostradën.