Pas dëgjesës së sotme lidhur me rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, ka reaguar edhe ish kreu i LSI, Petrit Vasili. Ai ka folur lidhur me qëndrimin e partisë së tij sa i takon kundërshtimit të propozimit të Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Në faqen e tij në Facebook ai ka thënë se kjo është opozita që duan shqiptarët dhe jo ajo që qan me lotë krokodili.

Statusi i plotë:

Këshilltarët bashkiakë ta LSI-së në Tiranë kundërshtojnë rritjen e çmimit të ujit dhe rreshtohen në krah të njerëzve të thjeshtë.
Kjo opozitë na duhet, jo ajo që qan me lotë krokodili për të varfërit dhe në fakt majm oligarkët.