11 shoqëri të ujësjellës kanalizimeve kanë aplikuar për rritje tarifash pranë Enrit Rregullator të Ujit, ndërkohë që kreu i këtij institucioni Ndriçim Shani thotë se priten edhe të tjerë.

Sipas kreut të ERRU-së në shumë qytete ka hapësira për rritje tarifash, por kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Niko Peleshi ka kërkuar që kompanitë të mirë menaxhohen për të përmirësuar situatën financiare, duke e parë si hallkë të fundit rritjen e tarifës për të rritur të ardhurat.

Gjatë raportimit theksi u vu dhe te cilësia e ujit, ndërkohë që aktualisht nuk janë miratuar aktet për dhënien e akt-miratimit higjiene-san