selami0_1485178444-8523948

Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e ish-deputetit të LSI-së për pezullimin e vendimit të KQZ-së, vendim sipas së cilit atij i ndërpritej mandati për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Në seancën e mbajtur në gjykatë Selami nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa senaca për shqyrtimin në themel të çështjes do të mbahet më 6 shkurt. Ky vendim i Gjykatës Administrative vjen pas atij të Kolegjit Zgjedhor, që e rrëzoi kërkesën e tij. Shkëlqim Selami është  zëvendësuar nga KQZ me kandidatin tjetër që ishte në listat shumë emërore, Flamur Çelaj.