Seria e tërmeteve që kanë goditur vendin gjatë fundjavës, ku dy prej të cilëve ishin më të fortë, ngjallën ndjenjën e pasigurisë dhe frikës tek banorët e Durrësit dhe Tiranës.

Për fat të keq, Shqipëria gjendet në një zonë sizmike ku lëkundjet e tërmetit nuk janë një dukuri e radhë, por në të njëjtën kohë as nuk mund të parashikojmë vendin dhe kohën. Megjithatë, duke u kthyer pas në kohë, në një data bazë të National Geophysical Data Center, që nga viti 58 para Krishtit edhe deri në ditët e sotme numërohen rreth 53 tërmete të fuqishme që kanë goditur vendin.

Sipas të dhënave historike viti me numrin më të lartë të tërmeteve të fortë, me pasoja, janë regjistruar në 1967, rreth 2 tërmete. Baza e të dhënave e tërmeteve të fortë është një listë globale me mbi 5.700 tërmete prej vitit 2150 para Krishtit deri më sot.

Një tërmet domethënës klasifikohet si ai që plotëson të paktën një nga kriteret e mëposhtme: shkakton vdekje, shkakton dëme materiale (afërsisht 1 milion dollarë ose më shumë), magnituda 7.5 ose më e madhe, Intensiteti X ose më i madh, ose tërmet që gjeneron Tsunami.
Për shkak të disponueshmërisë së të dhënave, raportimit dhe provave, pritet që të dhënat për vitet më të fundit të jenë më të plota se rekordi i gjatë historik.

Në të gjithë botën u përllogariten 20 katastrofa natyrore të shkaktuara nga tërmetet gjatë 2018-s. Ngjarjet e tërmetit ndodhin në të gjithë botën çdo ditë. Sondazhi Gjeologjik i SH.B.A.-së (USGS) gjurmon dhe raporton tërmetet globale, me (afër) azhurnime në kohë reale që mund t’i gjeni këtu.

Sidoqoftë, tërmetet që ndodhin më shpesh janë shpesh shumë të vogla për të shkaktuar dëme të konsiderueshme (qoftë në jetën e njeriut apo në terma ekonomik).

Përtej pasojave sociale, këto fenomene natyrore të pashmangshme kanë ndikim të madh në ekonominë e vendeve. Shqipërisë, ndër vite, i është dashur të paguajë një faturë të lartë për shkak të dëmeve që kanë krijuar fatkeqësitë, të tilla si tërmetet, përmbytjet dhe zjarret etj. Një studim që ka bërë Qendra Europiane për Çështje të Sigurisë, tregon se humbjet ekonomike të shkaktuara nga këto fatkeqësi midis viteve 1974-2006, janë llogaritur mesatarisht në 8.5 miliardë lekë në vit.