dragan-trifunovic-foto-facebook-1442411840-742057
Pas daljes nga burgu, serbi Drahan Tifunivoç, që u ndalua në Qafë Thanë, sepse kishte me vete një dron, ka rrëfyer arsyen e udhëtimit në Shqipëri dhe marrjen me vete të dronit. Ai ka thënë se nuk kishte ndërmend asnjë hakmarrje për atë që ndodhi në Beograd më 14 tetor, por donte të filmonte natyrën shqiptare dhe më pas ta promovonte. Sipas tij, ai u mbajt i ndaluar nga policia për katër orë derisa u sqarua çështja.

“Është e vërtetë që mua më ndaluan në kufirin shqiptar dhe më gjetën një dron. Por unë nuk kisha si qëllim që dronin ta përdorja në ndeshjen e tetorit, por doja të bëja disa filmime të natyrës shqiptare, të cilën më pas do ta promovoja. Ajo që pashë në sytë e policëve kur panë dronin ishte një ndjesi frike. Bile njëri prej tyre më tha se jemi në gatishmëri të plotë pasi nuk mund të lejojmë futjen e dronëve në tokën tonë, kemi shumë frikë”, ka rrëfyer Dragan.

Në prag të ndeshjes me Serbinë policia shqiptare dhe Shërbimi Informativ Shtetëtor janë angazhuar në kontrolle të rrepta dhe mbajtjen nën vëzhgimt të çdo elemnti të dyshimtë,që mund të shkaktojë ndonjë incident të mundshëm.