motrat-kajtazi-Medium-690x380
Orialda Kajtazi është rikthyer në shtëpi pas 62 ditësh. Ajo u dënua me burg dhe dy ditë më parë Gjykata e Apelit e ndryshoi masën në detyrim paraqitje. Gjatë kësaj kohe vajza ka mundur të rivendosë lidhjen me familjen, me të cilën u armiqësua pasi dogji shtëpinë dhe vodhi kursimet e prindërve së bashku me motrën e saj 14 –vjeçare. Dy motrat u larguan për disa javë nga shtëpia dhe u gjetën në Vlorë. Gjatë arratisë vajzat postuan një video në Youtube ku treguan arsyen e veprimeve të tyre. Por sot Orialda Kajtazi ka një version tjetër të ngjarjes, të cilën e rrëfen në një intervistë për gazetën Panorama.

Orialda, rikthimi në shtëpi pas plotë 62 ditësh. Si ndiheni?

Nduhem shumë mirë që ndodhem në shtëpi dhe pranë prindërve të mi. Unë kasha shumë dëshirë të kthehesha në shtëpi, pasi e kuptova menjëherë se kasha vepruar gabim.

Unë dua t’u kërkoi prindërve në radhë të parë të falur për veprimet e mia të nxituara, si dhe të gjithë personave që mund tu kem shkaktuar bezdisje apo shqetësime.

Gjatë masës së sigurisë ju nuk pranuat të ktheheshit në shtëpi dhe së bashku me Klevisën (motra e vogël) mbajtët qëndrim kundrejtë prindërve dhe motrës së madhe. Çfarë ju bëri të ndryshonit mendim?

Rreth 4-5 orë pasi gjykata dha vendimin dhe unë mbërrita në ambjentet e burgut të grave në Tiranë, kuptova se kisha gabuar rëndë dhe kisha fajsuar prindërit pa arsye.

Unë i mora në telefon dhe u kërkova falje. Ndikuan edhe vajzat që gjeta në burg, punonjëset e administratës si dhe drejtori i burgut, të cilët u treguan shumë të mirë dhe më bën të reflektoja shumë shpejtë dhe të kuptoja gabimin që kisha bërë.

Çfarë ndodhi atë natë?

Prindërit ikën në Tiranë dhe ne dolëm rreth orës 23 nga shtëpia. Rrugës kur po zbrisnim rastisi një taksi, e cila në çoi deri afër një hoteli në durrës.

Po më pas si vepruat?

Qëndruam për tre ditë në hotel në Durrës dhe më pas u larguam për në Vlorë, ku qëndruam deri nëmomentin që na kapi policia.

Si ju pranuan në hotel, ndërkohë që asnjëra nga ju nuk ishte në moshë madhore?

Dorëzuam kartën e identitetit të ktrës së madhe, Alketës.

Nuk na doli asnjë problem, as në Durrës dhe as në Vlorë. Nu kanë faj, sepse ngjaj fizikisht me motrën e madhe.

Si e kalonit kohën kur ndodheshit në arrati?

Thuajse nuk dilnim shumë shpesh. Qëndrinim më shumë në ambientet që kishim marr me qira dhe dilnim gjatë mbrëmjes për tu furnizuar në market.

Edhe ndonjë kafe por nuk rrinim gjatë dhe ktheheshin.