15056431_336568800041845_6514617118872274547_n
Pas ditës së parë të Panairit Tirana 2016, romani i sapobotuar i shkrimtarit Flamur Bucpapaj: “Martesa e Dytë”, rezulton të jetë ndër librat më të kërkuar dhe të shitur në Panair.
Një roman që zë vend në prozën tonë më të mirë bashkëkohore.
Romani trajton dramën e divorceve si një plagë sociale të shoqërisë tonë, si një problem i fortë social që po rrënon cdo ditë familjen shqiptare, përvec të tjerash i nxitur edhe nga emigracioni i burrave. Bora, një grua e cila kishte sakrifikuar cdo gjë për dashurinë e jetës së saj, i jep fund jetës pas ndarjes nga i shoqi Jetoni, një fund tragjik i cili stimolohet edhe nga ambjenti, paragjykimet familjare dhe shoqërore si dhe zakonët e të shkuarës, sipas të cilave familjes i duhët një djaë si trashëgimtar, cfarë Bora nuk po e sillte dot në jetë, për shkakun e thjeshtë se ajo nuk mund të lindte femijë. Përsonazhi kryesor Bora, një grua e fortë, e ditur dhe krenare pranon që të bëjë punë si një skllave për disa vjetë më radhë vetëm për t’i ruajtur nderin burrit në emigracion, mbajtur shtepinë dhe familjen në një fshat të veriut të vendit dhe për paradox merr në fund si shpërblim vetëm mosmirënjohjen, braktisjen dhe ndarjen.
I shoqi Jetoni e braktis dashurinë e tij të jetës Borën, për t’u martuar me një tjetër vajzë të panjohur, me shpresën se do t’i sellë në jetë trashëgimtarin, dhe shpetuar prej presioneve të familjes së tij, por po atë natë Bora zgjedh vetëvrasjen duke e rrënuar edhe ish- të shoqin i cili vetëm atëherë arrin të kuptojë dovësinë e tij dhe zgjedhjen e gabuar si rezultat i presioneve familjare dhe rethit të gjërë të saj.
Fundi tragjik i Borës është një tjetër deshmi në botën e letrave se egozimi, krenaria e sëmurë dhe rënja prej e traditave të egra mund ndeshkojë edhe dashuritë më të mëdha, biles edhe edhe në kohët tona moderne.
Romani është shkruar me një stil fantakstik, me një gjuhë të zgjedhur dhe origjinale, me një fabul që të mban të mbërthyer deri në fund të tij. Romani ka 200 faqe dhe kushton vetëm 500 lekë të rinj.

Për më shumë ejani në stenden Nacional për të blerë librin më të mirë të 25 vjetëve të fundit në prozën tonë të gjatë