auto_arben_ristani_-_balla1481284156

Mbledhja e sotme e komisionit hetimor të CEZ është shoqëruar me debate të ashpra mes anëtarëve të opozitës dhe kryetarit Taulant Balla. Deputeti i PD-së, Arben Ristani e ka ironizuar Ballën duke i thënë se duhej të vinte i larë në komision.

Meqë sot ishte ditë e hënë, Taulant Balla duhet të vinte i larë në komision. Mban erë dhe kjo na pengon në zhvillimin normal të punës”, tha Ristani teksa po largohej nga komisioni.

Sot ishte thirrur për herë të dytë të dëshmonte Shkëlzen Berisha, por ai nuk pranoi me pretendimin se Taulant Balla duhet të largohet nga drejtimi i komisionit pasi ka konflikt interesi me të dhe tregohet i njëanëshëm.