artan_bajraktari_prokurori_8499
Kreu i Interpol Tirana, Artan Bajraktari rikthehet në detyre. Nën akuzën se fshehu urdhër arrestin e ardhur nga Belgjika, për deputetin Mark Frroku, ai u largua nga detyra, më se 5 muaj më parë. Artan Bajraktari ka rreth tre javë që ka rinisur punën në krye të Interpol Tirana. Vendimi për rikthimin e tij në detyrën e mëparshme është marrë nga Drejtoria e Standardeve dhe Disiplinës në Policinë e Shtetit.
Bajraktari u pezullua me firmën e ish­drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi, me të cilin më pas pati edhe një ballafaqim në Prokurori, për shkak të deklaratave të ndryshme. Pas largimit nga detyra, shefi i Interpol Tirana, Artan Bajraktari si dhe specialistja e Interpol Tirana, Loreta Alla, u arrestuan. Arrestimi i dy zyrtarëve erdhi pas hetimit të dosjes “Frroku”, ku kishte dyshime se Bajraktari dhe Alla nuk kishin përcjellë kërkesës së “Interpol Brukselit”, në Ministrinë e Drejtësisë për deputetin Mark Frroku. Kreu i Interpol Tiranës, Artan Bajraktari dhe specialistja e kësaj njësie, Loreta Alla u akuzuan për “shpërdorim detyre.
Rreth dy muaj më parë, prokuroria e Tiranës pushoi hetimet për ish-shefin e Interpolit Tiranë, Arben Bajraktari. Prokuroria Tiranë pushoi çështjen ndaj Arben Bajraktarit duke e konsideruar si shkelje të natyrës me karakter administrativ, duke e renditur në kategorinë e kundërvajtjes administrative dhe jo shkelje të ligjit në kuadër të së drejtës materiale penale. E njëjta procedurë u ndoq edhe ndaj specialistes në drejtorinë e Interpolit Tiranë, Loreta Alla mbi të cilën rëndonin të njëjtat akuza, pas së cilës prokuroria mbyll hetimet.
Por pas gjithë kësaj, i bindur se arrestimi i deputeti Mark Frroku u fsheh nga dikush, të akuzuarit, dy ish-zyrtarë të Interpolit, kërkojnë që hetimet mos të mbyllen. Për këtë ata i janë drejtuar gjykatës ku kanë
kundërshtuar vendimin e prokurorisë, për pushimin e procedimit penal, për gjetjen e shkaktarëve që nuk realizuan arrestimin e Mark Frrokut, mos arrestim që i kushtoi me largimin nga detyra, ish-kreut të Interploit.