bore
Pas disa ditësh me mot të mirë dhe temperatura relativisht të ulëta në veri të vendit janë rikthyer sërish reshjet e dëborës.

Deri më tani raportohet se në qarkun e Kukësit trashësia e dëborës ka shkuar deri në 10 cm.

Qarkullimi i automjeteve është i vështirë në aksin Fushë Dukagjin- Kalimash.

Lëvizja vështirësohet edhe nga prania e dendur e mjegullës.

Deri më tani nuk raportohet për ndonjë aks rrugor të bllokuar apo fshat të izoluar.