Gjatë ditës së sotme do të mbizotërojë një mot i paqendrueshëm, me reshje shiu dhe bore në lartësitë 600 metra mbi nivelin e detit. Ndërsa dita e dielë do ketë më pak reshje shiu e bore.

Meteoalbit bën me dije se e gjithë dita e sotme dot ë jetë me reshje shiu, ndërsa e diela mbetet me vranësira, por reshjet do të jenë kryesisht në jug dhe në zonat lindore. Temperaturat do të ulen me 2- 3°C mesditën e sotme, ndërsa e diela sjell një tjetër rënie me 2°C në të dy ekstremumet termike të ditës, duke luhatur vlerat e tyre nga -3°C në 12 – 13°C.