image-8-678x381

Ambasadori Donald Lu ka qenë një person shumë i sulmuar ditët e fundit nga prokurori i përgjithshëm, disa figura të politikës shqiptare si dhe nga disa gazea të njohura ndërkombëtare, por në këtë valë sulmesh akademiku Rexhep Qosja i ka dalë na krah.

Qosja e ka shprehur këtë qëndrim në një intervistë me Rudina Xhungën. Ai i ka quajtur të dobishme paraqitjet dhe reagimet e Lu-së, si dhe ka theksuar se interesat tona kombëtare dhe ato të SHBA janë të përputhshme.

Ai e ka quajtur SHBA-nwë aleatin tonë më të sinqertë dhe të domosdoshëm.

“Unë e kam përcjellë prej fillimit ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ambasadoren e BE, Romana Vlahutin. Pavarësisht atyre që janë thënë e shkruar, unë reagimet e tij, paraqitjet e tij, që në disa raste mund të duken pak të tepruara, i kam quajtur të dobishme për Shqipërinë, e ka ndihmuar procesin e reformave që po bën qeveria në Shqipëri. Nuk e di a është e vërtetë ajo që dëgjova, që Kryeprokurori e ka dërguar bashkëshorten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të lindë atje dhe që fëmija të fitojë nënshtetësinë amerikane. Nëse është e vërtetë, ai Kryeprokuror i Shqipërisë humb besimin që duhet të kenë shqiptarët ndaj tij, humb legjitimitetin e kryeministrit të Shqipërisë.

Kjo për bindjet e mia. Kur e dëgjova këtë lajm nisa të mendoj se ai kryeprokuror nuk meriton të jetë më kryeprokuror të Shqipërisë, mjerisht dhe i dhashë të drejtë ambasadorit Donald Lu.
Në këtë pikë, unë nuk kam dilema. E tha bukur gazeta Tema, “Shqipëria do të deklarohet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo për Kryeprokurorin” dhe unë mendoj se Shqipëria është e deklaruar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për fatin tonë, interesat tona kombëtare dhe interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë përputhur dhe Amerika e sheh se shqiptarët janë aleati i tyre i sinqertë, i natyrshëm, i kuptueshëm, i domosdoshëm,”- u shpreh profesor Rexhep Qosja në intervistën me Rudina Xhungën, që do të transmetohet ditën e hënë, në Vizion Plus.