Gjyste
Këngëtarja Gjyste Vulaj ka shprehur pa kënaqësitë e saj sa i përket disa mediave dhe gazetave të cilat kanë publikuar foto të vajzës së saj e cila sot mbushi 17 vjeç.

Këngëtarja është ndjerë aq e revoltuar nga disa persona, të cilët siç ka thënë ajo e quajnë vetën “gazetar” sa që ka vendosur të shpërthejë menjëherë me një postim në facebook. Sipas saj nuk është e rregullt të cenohet privatësia e askujt, e aq më pak të publikohet familja pa miratimin e këngëtares.

Ky është postimi i Gjyste Vulaj në rrjetin e saj social Facebook:

“Pritnii more pak :))
Sa ti mbush vajza18 vjet ,…
“Me bej mama qe te te ngjaj”
Me prek shpirtnisht ky titull dhe deshiroj me gjith zemer qe vajza te me ngjaj mua edhe me cdo gje tjeter jo vec me pamje fizike.
Duke len anash gazetaret e mi bashkpuntor, se kuptoj si disa faqe sociale pa lejen ton si prind mund te publikojn fotot private te nje nxenses, adoleshentes, qe sesht as kengtare, as aktore, as…., por te hyjn ne familje ne privatsin e tyre pa pyet hic,,
Gje e papranueshme!
Te gjitha rrjetet sociale qe do te postojn fotot e femijeve te mi pa lejen time do te bej cdo gje qe ti mbyll si faqe me komplet dokumentacionin qe posedoj dhe lidhjen me fb qe kam.”