gruevski-433x300
“Partia e drejtuar nga nacionalisti Nikolla Gruevski ka fituar 37.96 për qind të votave, ndërsa Zoran Zaev 36.65 për qind, referuar rezultateve që komisioni i zgjedhjeve ka publikuar bazuar në numërimin e rreth 98 për qind të votave. Një rezultat përfundimtar pritet rreth mesditës së sotme”, shkruan Reuters në një artikull për situatën poszgjedhore në Maqedoni.

Agjencia thekson se kushdo që fiton duhet të bëjë koalicion me partitë që përfaqësojnë shqiptarët.

Zgjedhjet parlamentare erdhën pothuajse një vit pasi Gruevski dha dorëheqjen si kryeministër në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për t’i dhënë fund një krize në vend pas skandalit të korrupsionit.

Sfiduesi kryesor i Gruevskit, Zaev, akuzoi qeverinë duke lëshuar “Bombat” e përgjimit që implikonin qeverinë në korrupsion.

Partia VMRO-DPMNE ishte vendosur më vete ose si partia më e madhe e koalicionit që nga viti 2006 deri në instalimin e një qeverie teknike dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme në janarin e kaluar.

Ndërkohë që LSDM festoi se kishte fituar qytetet më të mëdha.

“Regjimi ra. E gjithë bota duhet të kuptojë se kemi shkruar historinë” u tha Zaev mbështetësve para ndërtesës së qeverisë në Shkup.

Gruevski deklaroi fitoren për partinë e tij.

“VMRO-DPMNE është fituesi i këtyre zgjedhjeve. Sot, VMRO-DPMNE ka fituar, por edhe Maqedonia fitoi,” u tha ai përkrahësve në Shkup.

Kushdo që fiton, qeveria do të duhet të kërkojë një partner koalicioni midis partive që përfaqësojnë shqiptarët etnikë, të cilët përbëjnë një të tretën e popullsisë, thekson Reuters.