Ka përfunduar mbrëmjen e së shtunës ndërhyrja për riparimin e fugave de vendosjen e parmakëve anësore në urat e Kirit dhe Spatharit në kuadër të ndërhyrjes së Autoritetit Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen e këtyre veprave të artit.

“Në urat e Kirit dhe Spatharit ka përfunduar mbrëmë puna për riparimin e fugave dhe vendosjen e parmakëve anësorë.? Duke qenë se gjatë ditës ka shumë trafik dhe është e pamundur të punohet, specialistët tanë kanë përmbyllur punën e tyre në darkë në mënyrë që mëngjesi të gjejë çdo gjë gati.”

Ndërkohë, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se po punohet intensivisht edhe në urën e Bahcallekut, në hyrje të Shkodrës, me parmakët metalikë.