Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset nacionale janë të hapura për qarkullimin e mjeteve dhe nën monitorimin e mbikëqyrësve të kontratave

Segmenti rrugor Qafë Thanë-Pogradec dhe Pogradec-Qafë Plloçë, si edhe Qafë Plloçë-Korçë është i hapur për kalimin e mjeteve.

Segmentin rrugor Fushë Arrës – Qafë Mali – Kukës ka pasur reshje bore gjatë natës dhe kjo zonë është kaluar me borëpastruese duke hedhur dhe kripë.

Segmenti rrugor Pukë-Fushë Arrës-Kukës ka reshje sporadike bore (të dobëta) Mjetet e pastrimit të dëborës janë në punë dhe një pjesë në gatishmëri.

Segmenti rrugor Korçë–Dardhë dhe Korçë–Voskopojë ka pasur reshje bore gjatë gjithë natës. Kontraktori ka bërë pastrimin në këtë aks deri në orët e vona të natës, për pastrimin e plotë dhe shpërndarjen me kripë.

Image may contain: sky, outdoor and nature

Në Qafën e Qarrit dhe në Kapshticë ka pasur reshje bore që janë pastruar. Në akset e tjera rrugore nuk ka probleme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore i bëjnë thirrje përdoruesve të mjeteve rrugore që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistika dhe të kenë shumë kujdes në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës.