Dita e Verës këtë vit vjen me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit.

Sipas meteorologëve, reshjet sot do të jenë jo intensive, por me pauza pothuajse në të gjithë vendin. Nga nesër në mesditë do të rriten temperaturat dhe fundjava do të jetë e ngrohtë.

“Vranësira do të ketë në pjesën më të madhe të territorit. I gjithë territori shqiptar do përfshihet nga reshjet e shiut. Reshjet do jenë më pauza gjatë gjithë ditës. Nuk do jenë intensive. Jugu dhe Juglindja do mbeten me reshje deri në orët e mbrëmjes. Dita e nesërme paraqitet me mot të kthjellët dhe duke nisur nga nesër në mesditë do të ketë rritje të temperaturave. Fundjava pritet të arrijë deri në 21-22 gradë celsius”, tha për News 24 meteorologia Adiola Bani.