renea_1
Forcat RENEA po operojnë në Zonën e Oroshit, në Mirditë, për kapjen një personi të shumëkërkuar. Petrit Nikoll Dushi, 44 vjeç rezulton i dënuar me 20 vjet burg për vrasje dhe fallsifikim.

Operacioni Zhvillohet në një zonë malore dhe terren shumë të vështirë dhe personi paraqet rrezikshmëri të lartë. Policia njoftoi se janë angazhuar forca në terren dhe nga ajri.

Sipas saj, Dushi ka hapur zjarr ndaj policisë.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit nuk ka patur të plagosur mes radhëve të policisë, por dyshohet se është plagosur personi i kërkuar.

Operacioni po vijon.