11228098_10206944398434706_8236549537253264778_n copy
Numri i azilkërkuesit Shqiptar në Gjermani ka arritur rekordin në muajin prill. Plot 4.794 kanë kërkuar azil në këtë vend, kundrejt 3.020 aplikantëve të muajit mars.
Sipas të dhënave të fundit publikuar nga Ministria e Brendshme në Gjermani, përsa u përket kërkesave për azil shqiptarët kanë zënë vendin e parë, duke kaluar edhe sirianët e shqitparët e Kosovës.
Azilkërkuesit nga Kosova në prill ishin 4.608, kundrejt 11.729 të regjistruar në mars.
Vihet re gjithashtu që edhe nga vendet e tjera të rajonit ka patur ulje të numrit të azilërkuesve.
Nga Serbia këtë muaj pati 2.279 kërkesa, nga Maqedonia u regjistruar 972 dhe Bosnia 738 kërkesa.
Mendohet se afro 20 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në vende të ndryshme të Bashkimit Europian vetëm këtë vit. 10 mijë prej tyre, sipas shifrave më të fundit janë regjistruar në Gjermani.
Sipas të dhënave, arsyeja kryesore e largimit të shqiptarëve është varfëria, mungesa e vendeve të punës, zhgënjimi nga premtimet e qeverisë dhe masat represive, si burgimi për energjinë elektrike apo për ndërtimet pa leje