Ka nisur sot faza e dytë e punimeve për rehabilitimin e segmentit Vorë-Kthesa e Rinasit-Fushë Krujë. Por pavarësisht ndërhyrjeve, administrata Doganore Shqiptare njofton të gjithë bizneset se Dega Doganore Tiranë vijon punën normalisht dhe me kapacitet të plotë në shërbim të tyre.

Si rrjedhojë e punimeve, mjetet mund të aksesojnë Doganën vetëm përmes segmentit rrugor Vorë-Dogana e Tiranës për të kryer shërbimet e nevojshme dhe të kthehen përsëri në drejtim të Vorës.

Automjetet e vogla rezidente të zonës mund të vazhdojnë të përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri në Fushë Krujë.

Mjetet e transportit të mallrave/kamionët që udhëtojnë nga Shkodra, Lezha në segmentin Milot – Fushë Krujë ne drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të ndjekin drejtimin e Kamzës dhe të vazhdojnë udhëtimin nëpërmjet autostradës.