meta-lushnje-3_1490795178-4713951

Lëvizja Socialiste për Integrim është regjistruar zyrtarisht në KQZ si subjekt garues në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.

Në mbledhjen e sotme KQZ vendosi regjistrimin e partisë së Metës, ndonëse shpesh kjo parti ka thënë se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Bashkë me LSI-në sot KQZ regjistroi edhe Partinë Komuniste, Partinë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë, Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet, Partia Arbnore Kombëtare dhe ajo Komuniste.

Afati për regjistrimin e partive politike që duan të garojnë në zgjedhjet e 18 qershorit përfundon në 18 prill. Partitë opozitare deri më tani kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, pa u krijuar qeveria teknike.