edi_1
Mazhoranca bën një hap pas, duke u tërhequr nga drafti i saj për reformën në drejtësi. Këto janë informacionet e para të dala nga takimi i ekspertëve, ku morën pjsë edhe ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Tashmë pritet që tryezës t’i rikthehen edhe ekspertët e Partisë Demokratike. Gjatë ditës së sotme kreu i PD-së, Basha tha se Rama kishte futur një draft paralel për reformën, që nuk merrte në konsideratë rekomandimet e Venecias.

Duket se lëvizjet e fundit të diplomatëve, por ndoshta edhe presioni i Metës në radhët e mazhorancës, e ka detyruar Ramën të tërheqë draftin e tij.

Sidoqoftë mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme se çfarë do të rezultojë nga puna e këtij komisioni.

Mes LSI-së dhe PS-së janë shfaqur diferencat e para. Ministri Ylli Manjani ka kërkuar takim politik mes Ramës, Bashës dhe Metës, ndërsa Gramoz Ruçi ka bërë thirrje që politika t’i rrijë larg këtij procesi.