Bronislava-Tomasova
Një tjetër ambasador i vendeve të BE-së në Tiranë i shtohet zërave që kërkojnë largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Bronislava Tomasova, ambasadorja e Çekisë në vendin tonë thotë deklaron se reforma në drejtësisë është jetike për Shqipërinë dhe kusht për çeljen e negociatave.

“Reforma në drejtësi është kyçe dhe duhet të sjellë largimin nga sistemi të prokurorëve dhe gjyqtarë të korruptuar ”, theksoi ajo, duke shtuar se “duhet të arrihet besimi tek sistemi. Qëllimi është themelimi i një sistemi funksional të gjyqësorit, ku ndërhyrjet politike apo të tjera nuk do të jenë të mundura. Qëllimi është themelimi i një sistemi në të cilin prokurorët dhe gjyqtarët joefikasë, joprofesionistë dhe të korruptuar nuk do të lejohen të punojnë më. Partitë nuk ndajnë të njëjtat qëndrime për propozimet e ekspertëve. Urojë që partitë politike në Shqipëri të arrijnë kompromisin për këtë reformë të rëndësishme”, tha ambasadorja ceke gjatë një aktiviteti gjatë një takimi ne qytetin e Shkodrës.