gdhdfh
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ishte sot në zyrën e ish-kryeministrit Berisha, të cilit i ka dorëzuar zyrtarisht draftin e vërejtjeve të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi.

Mësohet se Lu vlerësoi angazhimin e Berishës në këtë proces të rëndësishëm dhe shprehu bindjen se vërejtjet dhe sugjerimet e Komisionit të Venecias pasqyrojnë gjerësisht qëndrimet dhe vërejtjet e formuluara nga opozita.

Ndërkohë Berisha e falenderoi ambasadorin Lu për mbështetjen e çmuar dhe përkushtimin e tij të madh në procesin e dekriminalizimit, si dhe për reformën në drejtësi.