11039585_10203276314378922_1966293423_n

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, vazhdon të promovojë në rrjetet sociale Reformën e Pensioneve, si një prej arritjeve të tij në këtë 1 vit e gjysmë kohë që është ministër. Por në një prej postimeve për këtë cështje, ka edhe një koment pikant nga Asi Ana. Teksa ministri po shpjegon përfitimet e skemës së re, Ana ironizon me Erion Veliajn, duke i thënë: “Dhe të mendosh që me skemën e vjetër, mamajo jote kishte mbledhur gjithë ato lekë që të bëje dasmën ti”. E reja që është një prej ndjekësve në Facebook e ministrit, në komentin e saj i referohet deklarimeve të Velisë se dasmën madhështore në kalanë e Gjirokastrës dhe më pas në Tiranë, e bëri me kursimet e nënës së tij pensioniste. Erion Veliaj është një prej ministrave më aktivë në rrjetet sociale. Ai paguan edhe para te Facebook, për të promovuar postimet e tij. Asnjëherë nuk është e qartë se nga cili buxhet dalin këto para. Nga buxheti personal i ministrit, apo i ministrisë. Ndërsa shumë herë në media janë publikuar fakte se si nëpërmjet kompanive të reklamave dhe marketingut të njerëzve pranë tij, ai ka përfituar shumë të medha lekësh nga Buxheti i Shtetit. Deri më tani, prokuroria s’ka nisur hetime për këto afera.11040822_10203276313818908_1935214266_n