Një reformë mbi menaxhimin e financave publike që u mor në vitin 2014 e nxitur nga Banka Botërore duket se ka dështuar në synimet kryesore të saj, sjelljen e borxhit publik në raport me PBB në nivelin 65.5% në vitin 2017 dhe në eliminimin e detyrimeve të prapambetura.

Ministria e Financave publikoi raportin e Monitorimit të vitit 2017 të Menaxhimit të Financave publike 2014-2020 dhe nxori në dukej se drejtimet kryesor për të cilat u ndërmor kjo reformë nuk u realizuan.

Reforma synonte që borxhi publik të arrinte në 65.5% të PBB në fund të 2017, por rezultati ka qenë i ndryshëm, pasi ky raport bë buxhetin fakt të 2017 rezultoi në 70.0 % të PBB-së. Raportimi i monitorimit e cilëson këtë objektiv të papërmbushur.

Gjithashtu raporti i monitorimit zbulon se, me 2017 janë akumuluar rreth 2,2 miliardë lekë detyrime të prapambetura, teksa niveli i synuar në strategji ishte 0 lekë detyrime të prapambetura.

Gjithashtu monitorimi i strategjisë ka zbuluar se niveli i investimeve publike ka qenë me pak se parashikimet e bëra në buxhet, duke konsideruar të papërmbushur objektivin vjetor për të kryer investime publike në nivelin 4.5% të PBB-së.

Raporti i monitorimit vëren se krahasuar me vlerësimin e kryer në 2011 vërehen përmirësime thelbësore në disa tregues kyç, përfshirë: parashikimin e të ardhurave; menaxhimin dhe raportimin e angazhimeve dhe detyrimeve të prapambetura të shpenzimeve; gjithëpërfshirjen e paketës së buxhetit dhe informacione të rëndësishme fiskale që tanimë janë të disponueshme për publikun; Buxheti i parë i Qytetarëve është përgatitur dhe botuar, po ashtu edhe Raporti Gjashtë – mujor i Performancës Makroekonomike, Fiskale dhe Buxhetore të Qeverisë si dhe ka përmirësime në aksesin e publikut në informacionin e prokurimit.

Por, raporti ngre shqetësimet në lidhje me: shtrirjen e operacioneve të paraportuara; mungesën e transparencës se transfertave fiskale ndërqeveritare; rregullsinë dhe pjesëmarrjen në buxhetin vjetor; si dhe shqyrtimin legjislativ të raporteve të auditimit të jashtëm.

Raporti i monitorimit të Financave publike përcakton mbështetjen e donatorëve për sektorin e MFP-së, i cili dominohet nga kreditë, rreth 95 për qind të totalit të financimit, të siguruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB). Donatorë të tjerë në këtë sektor përfshijnë: Bashkimin Evropian (BE), Suedinë, Zvicrën dhe USAID-in, të cilët ofrojnë ndihmën e tyre përmes granteve, mbështetjes buxhetore dhe AT. Gjatë vitit 2017, 20 projekte të mbështetura nga donatorët ishin duke u zbatuar dhe shuma prej 88.17 milion euro ishin të planifikuara për projekte të reja, po për vitin 2017./ Monitor