Partia Demokratike ka reaguar në orët e vona të mbrëmjes së të hënës pas publikimit të lajmeve se kishte në tryezë një draft marrëveshje për zgjedhjen e krizës.

“Burime zyrtare nga PD përgënjeshtrojnë lajmin e mediave qeveritare për një draft marrëveshje. Burime zyrtare nga PD e konsiderojnë këtë një produkt të propagandës mashtruese të Edi Ramës. PD dhe opozita e bashkuar ka publikuar zyrtarisht 10 detyrat e qeverisë tranzitore. Ky është i vetmi qëndrim zyrtar, së bashku me kërkesën e panegociueshme për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e qeverisë tranzitore për zgjedhje. Parlamenti dhe qeveria aktuale janë ilegjitime” – thuhet në reagimin e PD.