Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me protestat e vazhdueshme të studentëve duke i dhënë atyre të drejtë.

“Të jesh ministre është përgjegjësi. Përgjegjësi për të kërkuar dhe ndjesë nëse ke gabuar”, shprehet Nikolla, duke pranuar kështu gabimet e saj gjatë drejtimit të Ministrisë së Arsimit.

Nikolla ka shtuar se rinia është e tashmja dhe se është e gatshme t’i përgjigjet çdo të riu e të reje.

“18 milionë euro do të shpenzohen prej buxhetit për rininë, gjithashtu do të vendoset edhe një ligj për ta”, premton ministrja e Arsimit.

“Kam bërë tur me dëgjesa, arsimi cilësor mbetet një sfidë për ne. Reforma është duke dhënë frytet e para. Protesta është tërësisht legjitime dhe studentët kanë plotësisht të drejtë. Kërkojmë që tarifat të përgjysmohen”, është shprehur në krah të studentëve ministrja Nikolla.