Avokati12

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e se enjtes një rast abuzimi në radhët e drejtësisë, ku një avokat i mori 8.000 euro një qytetari me qëllim që të ndikonte te gjyqtarët për të pezulluar një urdhërekzekutimi. Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i gjyqtares, Blerina Muça e cila ka sqaruar pozicionin e saj.

Reagimi i plotë:

Lidhur me çështjen e trajtuar nga emisioni investigativ “Fiks Fare dhe të shpërndarë nga disa portale, që ka të bëjë me një çështje gjyqësore të shqyrtuar prej meje, ju sqaroj se nuk kam asnjë lidhje me versionin e servitur nga avokati i palës paditëse. Kjo çështje nuk është marrë fare në shqyrtim sepse është vendosur kthimi i kërkesë padisë si padi me të meta. Vendimi për mos shqyrtim është tërësisht në përputhje me ligjin dhe aktet përkatëse janë në dispozicion të të gjithë të interesuarve për të bërë transparencën e nevojshme. Sa më sipër, distancohem nga çdo shpifje që ka për qëllim të bind opinionin publik se të gjithë gjyqtarët e këtij vendi janë njëlloj të inkriminuar.