Pas ngjarjeve të rënda kriminale që morën vëmendje të madhe mediatike dhe kritika nga opozita, dhe kontrolleve të fundit nga policia, Edi Rama reagon në Twitter duke shkruar se krimi në këtë qytet ka rënë.

Sipas tij, këto të vërteta nuk çajnë dot në tregun mediatik.

“E vërteta e shifrave të krimit dhe rezultateve në vite të policisë në Shkodër flet qartë, paçka se s’çan dot në tregun mediatik. Sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra. Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s’ia vlen të merresh”, shkruan Rama.

Katër persona u arrestuan mbrëmë në Shkodër, emra të njohur në qytet, të dyshuar si anëtarë të bandave kriminale.