Parlamenti Evropian ka miratuar raportin mbi progresin e bërë nga 5 vende të Ballkanit, duke theksuar ecurinë pozitive të Shqipërisë në rrugën e Anëtarësimit, por duke vënë theksin te korrupsioni dhe mungesën e efikasitetit në Drejtësi. Raporti u miratua me 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim.

Duke përgëzuar përmirësimet e ndjeshme të bëra nga Shqipëria për të forcuar kornizën e saj ligjore dhe institucionale, si dhe progresin e arritur në luftën kundër krimit të organizuar, deputetët gjithashtu mbeten të shqetësuar për nivelin e lartë të korrupsionit, ritmin e ngadaltë dhe joefikasitetin e sistemit të drejtësisë dhe fakti që mangësitë e sundimit të ligjit dhe procedurat e vështira rregullatore vazhdojnë të pengojnë investimet në vend.

Ndërkaq, në raport theksohet se negociatat për anëtarësimin do të hapen kur Shqipëria të përmbushë kushtet e nevojshme.