ramush_0

Gjykata franceze në Colmar të enjten pritet të marrë një vendim në lidhje me rastin Ramush Haradinaj.

?Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte.

Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi. Pas seancave gjyqësore më 9 shkurt dhe 2 mars, tani vendimi i ri për Haradinajn do të dihet me 6 prill.

Në një bisede për Radion Evropa e Lirë, Haradinaj nuk shprehet shumë optimist se në seancën e radhës mund të ketë ndonjë vendim pozitiv për të.

Teorikisht ekziston mundësia e vendimit, por në bazë të praktikës së deritanishme të vonesave, pra, mund të pritet që vendimi të shtyhet edhe për ditë apo javë. Baza e ndalimit tim është krejtësisht politike. Do të thotë aktakuza burimin e ka në vitin 2014, një aktakuzë që është nisur para proceseve gjyqësore që i kam kaluar në Tribunalin e Hagës. Në të vërtetë këto gjëra në Francë ndodhin, procesi është gjyqësor, por baza e këtij procesi është krejtësisht politik”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, ekspertë të çështjeve penale, kanë deklaruar se ka ende gjasa që procesi të zvarritet, për shkak se organet kompetente të drejtësisë në Francë, nisur nga gjykatat, duhet të shqyrtojnë qëndrueshmërinë, vlefshmërinë dhe vërtetësinë e provave që Serbia i ka deponuar për këtë rast.

Gjykata franceze në Colmar të enjten pritet të marrë një vendim në lidhje me rastin Ramush Haradinaj.