voltana-ademi_0

Me afrimin e fushatës zgjedhore, takime në rrethe të partive politike sa vijnë dhe shtohet. Në këtë frymë takimesh, Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka udhëtuar drejt qytetit të Shkodrës, ku do të ketë një takim me ata që votojnë për herë të parë.

Por gjatë rrugës për atje Ramës nuk ka humbur mundësinë për të “ngacmuar” kryetaren e Bashkësisë Shkodër, Voltana Ademin. Shka

Shkak për këtë është bërë shqetësimi që i ka krijuar gjendja e Urës së Bunës. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama thotë se mjafton pak vëmendje nga kryetarja e Bashkisë, dhe ura do ishte riparuar.

Jam rrugës për Shkodër, kemi takim me votuesit për herë të parë.
Shkodrën e kam dashuri të vjetër sa jeta e kujtimi i gjyshes sime dhe dhimbje, sepse s’po mundemi dot të bëjmë sa meriton.
Kjo është Ura e Bunës dhe i lutem çdo shkodrani që e sheh, t’ia çojë këtë pamje të trishtueshme kryebashkiakes dhe t’i thotë se nuk duhen lekë, po mjaftojnë sytë e dashurisë për Shkodrën, për ta riparuar brenda muajit! Veç mos i thoni që ju thashë unë, se e shkreta Voltanë mendon se sa më shumë të rrënohet Shkodra, aq më shumë do t’i urrejë socialistët#VajmedetpërShkodrën
”, shkruan Rama.