edi-1

Rama vazhdon ta nisë ditën me fotot krahasuese mes qeverisjes Berisha dhe qeverisjes së tij.

Për ditën e sotme ai ka zgjedhur sheshin Skënderbej duke e krahasuar se si ka qenë në 2013-n me atë që është sot.

Sheshi po ndërtohet për të disatën herë nga bashkia e Tiranës, sepse të zgjedhurit e rinj nuk kanë qenë dakort me projektin e paraardhësit, duke mos u interesuar për shpërdorimin e parave publike.

Kështu Rama i ka bërë një qokë të preferuarit të tij Erion Veliaj duke e lavdëruar për punën  e tij, çka ky i fundit gjithmonë e ka reklamuar si një ide të Ramës së kahershme.

Postimi i Ramës

MIRËMËNGJES
dhe me këtë imazh të Sheshit Skënderbej në 2013 dhe sot, ju uroj një ditë të mbarë me bindjen se edhe pak javë do të ndjeheni të gjithë krenarë, pa dallim bindjesh a simpatish politike, për qendrën e kryeqytetit tonë, shtruar me qilimin e gurëve nga të gjitha trojet shqiptare e nga krejt krahinat e Shqipërisë, mbi të cilin në ditët me diell rrjedh uji i shiut i mbledhur në “barkun” e tij

Ky shesh do të jetë kartvizita e bukur e Shqipërisë që duam