e3r

Ndryshe nga 1 Prilli i 4 viteve më parë kur Edi Rama ishte në Shkodër për të nënshkruar marrëveshjen me “vëllain arkim”, Ilir Meta, sot Kryeministri është shfaqur në publik së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Të dy ata i janë bashkuar një grupi gjimnazistësh për të luajtur një lojë basketboll në fushën e ndërtuar tek Liqeni Artificial. Në lojë e sipër s’kanë munguar as batutat mes tyre, ndonëse dukej që më shumë ishin të stisura për efekt marketingu politik sesa vinin natyrshëm. Rama i është drejtuar Veliajt me fjalët “Lali Eri”, teksa i kujtoi rikonstruksionin e kopshtit zoologjik.

Më poshtë batutat mes tyre.

Edi Rama: Do ta bëjmë atë kopësht zoologjik.. ai është

Erion Veliaj: Që tashmë çunat kanë bërë një punë fantastike. Janë kthyer rosat, lejleku, pata

Edi Rama: O lali Eri do të bëjmë kopshtin zoologjik më të bukur në Ballkan siç e kemi lënë?!

Erion Veliaj: Ky është plan. Na ndihmo ti të fillojmë

Edi Rama: Po s’u bë kopshti ngela unë si ariu Silva

Qeshin