TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka uruar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Austri liderin e së djathtës Sebastian Kurz, i cili dha dorëheqjen 4 muaj më parë si kancelar për të fituar sërish në zgjedhjet e fundit.

Rama shprehet shumë i lumtur për fitoren e tij dhe e cilëson Kurz një kampion të së ardhmes së përbashkët europiane.

“Urime për fitoren e madhe dhe shumë i lumtur për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor që një kampion i tillë i së ardhmes sonë të përbashkët evropiane do të jetë duke udhëhequr Austrinë miqësore për vitet kritike që do të vijnë”, shkruan Rama në Twitter.