toma-1
Deputeti Tom Doshi është parë disa herë në takimet elektorale të kandidatit të majtë për Vaun e Dejës, Gjokë Lleshi. Ai u ka bërë thirrje banorëve që t’i japin votën Lleshit, por në çdo fjalë të mbajtur ka kritikuar ashpër LSI –në. Ky fakt ka irrituar krerët e mazhorancës. Raportohet se vetë Rama ka mbajtur një takim të fshehtë me Lleshin në Vaun e Dejës dhe i ka kërkuar ta largojë Tom Doshin nga fushata elektorale. Kryeministri i ka bërë të ditur kandidatit të majtë se qëllimi i Doshit është dëmtimi i mazhorancës, pasi ai po cënon raportet me LSI. Mësohet se kandidati i mazhorancës është shprehur se nuk e ka ftuar ai Doshin, por deputeti i Shkodrës është ofruar vetë për ta ndihmuar.