Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë pasdite në qytetin e Lezhës në kuadër të turit llogaridhënës të qeverisë. Gjatë bashkëbisedimit me njerëzit, Rama i ka treguar dikujt vështirësitë e punës që bën.

“Këtë punë e bëj sepse mendoj për njerëzit dhe për vendin. Unë e bëj këtë punë sepse mendoj për fëmijët tanë. Për ta bërë këtë punë si duhet, ka një kosto që ty nuk ta pret radakja. Ka një kosto familjare, ka një kosto të madhe fizike, kosto shpirtërore. Është një punë që ka mbi supe shumë”, tha Rama teksa theksoi se të gjithë në fund marrin veç 2 metra dhe, duke iu referuar vdekjes.