Edi Rama vijon me akuzat e tij ndaj opozitës dhe Partisë Demokratike për çështjen e financimeve të dyshuara dhe lobimin në SHBA.

Ai ka publikuar një pjesë nga intervista e kreut të PD-së, Lulzim Basha ku flitet për një shumë prej 500 mijë dollarësh financim për partinë. Rama pyet çfarë janë këta bamirës rusë që paguajnë pa pyetur.

“?: 500 mijë USD??!?Nuk di gjë?M’i kanë dhënë pa me pyetur?!… Pa e ditur… Edhe sot s’e di?!… 500 mijë USD të tjera akoma??!… Pa lidhje mor burrë… Jo, jo, pa asnjë lidhje?!..”, shkruhet në statusin e Ramës.