thumb_a_16182_1476032794

Nuk kishte ç’të bënte policia e shtetit kur bankat vetë nuk marrin masa kundër grabitjeve, ishte mesazhi i monologut që kryeministri Edi Rama mbajti përballë ekranit të kompjuterit si çdo të dielë. I shqetësuar më shumë për kërkesën e llogarisë që Saimir Tahirit i erdhi nga media dhe opinion public, Rama lëshoi një breshëri sharjesh për të gjithë ata që i kujtuan se grabitja nuk ishte e para. “Lukunia e zellshme e luftës kundër reformave” “Shquparët dhe shqytarët” “Kundërshtarë pa din dhe komentatorë pa imam” “tallagjarët” “tellallët e së shkuarës” “levantnët e zullumqartë” ishin epitetet e Ramës për këdo që i vuri në dukje mangësitë e policisë. Rama tha se në të shkuarën kanë ndodhur 32 grabitje, duke krahasuar shifrat me ngjarjet që kanë ndodhur vitet e fundit.