rama

Teksa ishte në Vlorë ku shpërndau leje legalizimi,  kryeministri Rama sulmoi sërish opozitën për rrugën e Lumit të Vlorës, por edhe për protestën që po zhvillohet në bulevard.

“Mallkimet që kam marrë nga Lumi i Vlorës unë mund ti ketë marrë Sali në 1997. Se Saliu cdo gjë që kap e lë rrugës. Edhe PD e la rrugës. E shikoni ku e keni rrugëve. Edhe Saliu nuk e preu një shirit kot tek Lumi i Vlorës”, tha Rama.

Më tej kryeministri akuzoi sistemin gjyqësor për vendime të padrejta dhe shitje drejtësie në favor të vrasësve, grabitësve, apo përdhunuesve.