Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së PS-së. Në një postim në Twitter, shënjestra e tij janë sërish gazetarët dhe analistët, të cilët ai i etiketon si ‘Kadrinjtë’.

“I shoh kadrinjtë të agjituar shumë që mirë u iku dhjetori pa revolucion, po kërkesat e studentëve mesa duket po adresohen dhe Partia Socialiste po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura nga shuplaka e tyre për qeverinë?Eh o kadrinj sa stinë si kjo do kaloni akoma?”, shkruan Rama.